Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak dhe sekretari i shtetit në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike Matthew Palmer, do të vizitojnë sot Kosovën.

Ata do të takohen me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi, zëvendëskryeministren e dytë dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla.

Lajçak gjithashtu do të takohet me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë dhe do t’u drejtohet shefave të Misioneve të BE-së.

Ndërkohën të martën, 1 qershor, në orën 10:45, Lajçak dhe Palmer të zhvillojnë një komunikim për mediat.

Amerikanët dhe europianët kanë bërë përgatitjet e tyre për një dialog të suksesshëm mes Kosovës dhe Serbisë ku palët të njohin njëra-tjetrën.

Nuk ka ende një datë të saktë për rifillimin e dialogut, por sipas mediave në Bruksel pritet të jetë 22 qershori.

Takimi i parë i kryeministrit Kurti me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuciç, që pritet të ndodhë në fund të muajit qershor do të ndërmjetësohet nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Nga ana e tyre serbët kanë ngritur ankesa pas thirrjes së presidentes Vjosa Osmani për të paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re