Një delegacion i Parlamentit Evropian, i kryesuar nga David McAlister, këtë të shtunë pritet që të takohet me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj, ku temë e diskutimit do të jetë dialogu Kosovë-Serbi.

 

Gjithashtu ky delegacion ka qenë në Beograd, është takuar me përfaqësues të listës serbe, ku delegacioni ka përcjellur të njëjtin qëndrim që Brukseli.

 

Delegacioni në mesazhin e tyre kanë theksuar se taksa, të hiqet dhe dialogu Prishtinë-Beograd për arritjen e një zgjidhjeje kompromisi duhet të vazhdoje në mënyrë që në Ballkan të vendoset përfundimisht paqja.

 

Ndërkohë pjesë e delegacionit të Parlamentit Europian, përveç McAlisterit ishin edhe dhe Elmar Brok nga Gjermania dhe Igor Soltes nga Sllovenia, i cili tre muaj me parë deklaronte se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave dhe se i takon bllokut tani, të bëjë atë që ka premtuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re