Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këtë të martë është takuar me ushtruesen e detyrës së drejtoreshës së Zyrës për Çështje të Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Susan Falatko, e cila shoqërohej edhe nga ambasadori Philip Kosnett.

 

Në këtë takim është diskutuar në lidhje e procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

 

“Kosova është e përkushtuar për forcimin e fqinjësisë së mirë. Dialogu duhet të vazhdojë pa kushte, me një mbështetje konsensuale të të gjitha shteteve të Kuintit.”

 

Gjithahstu në fjalën e tij Thaçi ka theksuar se lufta ndaj krimit të organizuar, kontrabandës dhe korrupsionit është permanente dhe ajo do të vazhdojë.

 

“Institucionet vendore para një viti kanë marrë kompetencat në fushën e sundimit të ligjit dhe tani kemi një dinamikë të shtuar”.

 

Në anën tjetër, drejtoresha Susan Falatko theksoi rëndësinë që Kosova të mbetet e përkushtuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe në arritjen e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

 

Ajo rikonfirmoi se SHBA-ja do të mbetet e përkushtuar në avancimin e interesave bilaterale dhe rajonale.

 

Presidenti Thaçi e falënderoi drejtoreshën Falatko për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re