Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, theksoi në një takim me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandr Chepurin, rëndësinë e arritjes së një kompromisi dhe të një zgjidhjeje të qëndrueshme në dialog me Kosovën, njoftoi zyra e tij.

Vuçic dhe Chepurin thanë se ekzistojnë shumë mundësi për bashkëpunimin e dy shteteve në fusha të ndryshme, si bujqësia, transporti, energjia dhe teknologjia e informacionit.

Takimi i tyre u zhvillua në javën kur në Bruksel do të mbahet një raund i ri i bisedimeve midis presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçic.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re