Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka shfaqur së fundi dhe në një formë shumë diplomatike, kritikën e shefit të tij, kryeministrit Edi Rama, mbi qasjen pa një platformë ndaj Dialogut më Serbinë, nga ana e Prishtinës, a thënë më saktë nga presidenti Thaçi.

“Nuk është e drejtë që Tirana të marrë një pozicion në bisedimet të cilat nuk kanë qenë të konvertuara në një platformë ose ide të mirëformuluar”, citon Tanjug kreun e diplomacisë shqiptare. Ka qenë ky dhe qëndrimi “i ftohtë” i kryeministrit Rama sa herë që është pyetur se çmendon për Kufijtë apo Dialogun me Serbinë.

Sinqerisht nuk mund të them asgjë  – ka qenë qëndrimi i Ramës, duke promovuar më pas me kritikë “mes rreshtash”, faktin që faktori shqiptar nuk është mbledhur për të diskutuar një platformë dialogu, si një shans i madh për të ardhmen e Kosovës, faktorit shqiptar e vet rajonit në të ardhmen.

Megjithatë, ministri Bushati ka deklaruar se Shqipëria mbështet dialogun midis Serbisë dhe Kosovës

“Mbështesim pa rezerva mbështesin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ne mendojmë se procesi duhet të normalizojë këto marrëdhënie dhe të sjellë një njohje të ndërsjellë”, tha Bushati për “Jeta në Kosovë”, citon Tanjug.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re