Skip to content

Dialogu Serbi-Kosovë, Hahn: Shpresoj se do të rinisë dhe taksa do të hiqet

Johannes Hahn

Komisioneri Johannes Hahn deklaroi se shpreson sërisht që të nisë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Sipas medias serbe RTV b92, deklaratën komisioneri Hahn e bëri në Bukuresht, ndërsa theksoi gjithashtu se shpreson që Kosova do të heqë dhe taksën 100% të vendosur ndaj mallrave serbe.

 

Më tej, Hahn u shpreh i lumtur ne lidhje me marreveshjen e arritur mes Greqise dhe Maqedonise.

 

“Shpresoj se disa njerëz do të fillojnë së kuptuari se ku është puna. I gëzohemi asaj që e kemi arritur me Maqedoninë Veriore. Kjo do të stimulojë rinisjen e dialogut ndërmjet Serbisë e Kosovës”, deklaroi Hahn.