Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes një letre dërguar krerëve institucional dhe përfaqësuesve të partive opozitare ka kërkuar një takim për ti koordinuar për dialogun.

 

Kjo është një ftesë që i është dërguar kryeministrit Haradinaj, presidentit Thaçi, ekipit dialogues si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare ende të papërfaqësuara në këtë ekip.

 

Takimi pritet që të zhvillohet me 14 janar. Kjo ishte paralajmëruar nga takimi i parë koordinues që e ka ftuar me Ekipin Negociator në fund të muajit dhjetor.

 

Veseli pati thënë se para dhe pas çdo takimi të palës kosovare në Bruksel do ti ftojë të gjithë akterët politik nga pozita dhe opozita për tu koordinuar për fazën finale të dialogut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re