Diaspora u është bashkuar shqiptarëve që prej ditësh tashmë protestojnë për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga policia dhe kundër dhunës policore.

Shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë “veshur” me falurin kuqe zi ndërsa kanë ndezur edhe qirinj në kujtim në 25-vjeçarit.

Në duar ata mbajnë një pankartë ku shkruhet “Diaspora është me ju”.

Protestës i janë bashkuar edhe shqiptarë në Britaninë e Madhe. Një grup të rinjsh kanë ndezur qirinj dhe kanë mbajtur një protestë paqësore tek ambasada Shqiptare në Londër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re