Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka uruar mirëseardhjen në PL, shqiptaro- amerikanit, Eduard Burimi nga Kolonja.

Blushi shprehet se Burimi ka ardhur nga Nju Jorku ku banon prej 34 vitesh për të mbështetur vënien në jetë të  5 prioriteteve për 4 milion shqiptarë plus.

Ai shton se diaspora shqiptare në SHBA është një pasuri  e çmuar kombëtare dh vlerë e pazëvendësueshme, e cila sipas tij meriton të jetë pjesëmarrëse shumë më aktive dhe vendimarrëse në zhvillimet e vendit tonë

Postimi i plotë:

Shumë i lumtur t’i uroja sot mirëseardhjen në Partinë e Lirisë, anëtarit tonë më të ri, shqiptaro-amerikanit, Eduard Burimi, nga Kolonja e rrënjëve tona, i cili ka ardhur nga Nju Jorku, ku banon prej 34 vitesh për të na mbështetur fuqimisht për vënien në jetë të 5 prioriteteve për 4 milion shqiptarë plus.

Diaspora jonë në SHBA është pasuri e çmuar kombëtare dhe vlerë e pazëvendësueshme, që e meriton të jetë pjesëmarrëse shumë më aktive dhe vendimarrëse në zhvillimet e vendit tonë!

Koha që diaspora të kontribuojë për fatet e Shqipërisë po afron!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re