Kryekomsioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka folur sot në një deklaratë për mediat në lidhje votimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Celibashi tha se në zgjedhjet e viti 2025, mund të mos kryet sërish votimi nga jashtë territorit të Shqipërisë.

“Partitë politike dhe Kuvendi duhet të vendosin tani në lidhje me votën e diasporës”, theksoi ai, ndërsa shtoi më tej se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohet dhe se Kuvendi duhet të plotësoj Kodin ligjoj që mundëson një proces të tillë votimi.

Celibashi: Partitë politike dhe qeveria duhet të vendosin tani se çfarë do bëhet për votën e diasporës.  Gjykata Kushtuese ka një vendim që imponon Kuvendin të plotësoj boshllëqet ligjore për këtë detyrim. Nëse ky urdhërim i Gjykatës Kushtetuese nuk do të përmbushet, nuk hezitoj ta them që për zgjedhjet 2025 votuesit e diasporës nuk do të mund të votojnë atje ku kanë vendbanimin. Ndryshimet në Kodin zgjedhor duhet të bëhen sa më shpejt.

Partitë politike dhe qeveria duhet të vendosin për të ardhme në votimin elektronik nëse kanë interes ta shtrijnë apo jo. Duhet të vendosen dhe fondet qe do të implikohen të vihen ne dispozicion të KQZ sa më shpejt. Është një proces është delikat dhe kërkon përgatitje si nga pikëpamja njerëzore dhe infrastrukturore.

Kemi një vendin të Gjykatës Kushtuese që thotë që në 2021 votoi nga jashtë nuk u realizua sepse ka mungesë ligjor. Nëse nuk plotësohet nuk behët votimi nga jashtë. Gjithsecili ka opinionin e vet por Gjykata Kushtetuese thotë se nuk ka ligj që mundëson votimin nga jashtë. Kodi nuk është i plotë për këtë çështje. Nëse Kuvendi nuk të përmbush këtë detyrim nuk do këtë votim nga jashtë në 2025.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re