Për Presidentin e vendit, Ilir Meta, përfshirja më aktive e diasporës në proceset demokratizuese dhe vendimmarrëse për të ardhmen europiane të vendit është shumë e rëndësishme.
Këtë mesazh dha kreu i shtetit gjatë takimit që ka pasur sot me bashkëthemeluesit e Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”.
Në një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë dhe foton me ta, Meta shkruan:
“Kënaqësi të prisja sot bashkëthemeluesit e Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj dhe Bledar Maliqi.
Përfshirja më aktive e diasporës në proceset demokratizuese dhe vendimmarrëse për të ardhmen europiane të vendit është shumë e rëndësishme”.
