Një grup shqiptarësh, të cilët ishin të pranishëm në takimin e kryeministrit Edi Rama në Itali kanë shpalosur një banderolë ku shkruajnë “diaspora voton”.

Ky grup është përplasur më shqiptarët të cilët ishin në takim, të cilët kanë tentuar t’i nxjerrin jashtë, dhe më në fund ia kanë arritur.

Përplasjen mes aktivistëve që kërkojnë votën e diasporës për zgjedhjet e 2025 dhe të pranishme në stadiumin në Milano e ka publikuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha shprehet se aktivistët për votën e diasporës në zgjedhjet e vitit 2025 janë heronj të vërtetë të emigracionit dhe diasporës.

“Nderim heronjve të vërtetë të emigracionit dhe diasporës”, shkruan Berisha, i cili ka publikuar edhe një video.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re