Skip to content

Dibër, 53-vjeçari arrestohet për armbëmbajtje pa leje

Policia e Dibrës ka vënë në pranga Hasan Koltraka, 53-vjeç për armëmbajtje pa leje.
 
Arrestimi i tij u bë pas telefonatës së një qytetari i cili njoftoi se 53-vjeçari mbante armë zjarri pa leje. Menjëherë pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij , ku kanë  gjetur të fshehur një armë zjarri pistoletë TT,  3 krëhëra të mbushura me fishekë, dhe  një kuti  me 44 copë fishekë, gjithësej 65 copë fishekë pistolete.
 
Gjithashtu janë gjetur edhe 28 fishekë arme gjahu.