Vijon procesi i numërimit në Bashkinë e Dibrës.

 

Deri më tani, janë numëruar 68 kuti votimi nga 101 në total. Në këtë bashki, ndryshe nga bashkitë e tjera në garë janë katër kandidatë, Rahim Spahiu me logon e PS, Luan Haka me logon e PD, kandidatin e Shtëpisë së Lirisë, Premtim Kryemadhi dhe Dritan Torba i Lëvizjes së Re.

 

Deri tani garën e kryeson kandidati i PS, Rahim Spahiu me 10617 vota ose 62.36 %. Pas tij renditet kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Premtim Kryemadhi me 3290 vota ose 19.32 %.

Kandidati i PD Luan Haka ka arirtur të marrë 3049 vota ndërsa Dritan Torba nga Levizja e Re 69 vota.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re