Banorët e lagjes së Llixhave në Peshkopi kanë protestuar sërisht për të kundërshtuar vendimin e Këshillit të Basenit Ujorë Bunë – Drin për dhënien në përdorim një privati ujit të llixhave.

 

Banorët thonë se vendimi është marrë në kundërshtim me interesat e tyre dhe se ata as nuk janë pyetur për këtë nismë. Banorët shprehen se nuk do të lejojnë privatizimin e ujit të llixhave dhe do ta mbrojnë atë me çdo kusht. Sipas tyre, nëse do të jetë e nevojshme do të përdorin edhe kanunin.

 

Kryetari i Bashkisë Dibër, Muharrem Rama deklaroi se është në krah të banorëve si dhe mbron interesat e tyre. Një ditë më parë është mblkedhur këshilli i bashkisë Dibër ku ka vendosur që ndërmarrjen e menaxhimit të llixhave ta kalojë nën varësi të bashkisë.

 

Ndërkohë që prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se i ka kërkuar Autoritetit Kombëtarë të Menaxhimit të Ujërave në Tiranë t’i kërkoj Këshillit të Basenit Ujorë Bunë – Drin në Shkodër të anullojë vendimin për privatizimin e llixhave të Peshkopisë.

 

Banorët e lagjes së Llixhave në Peshkopi, prej ditësh kundërshtojnë me protesta privatizimin e ujit të llixhave.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re