Dy persona u arrestuan, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim, pasi u kapën duke transportuar 20 kg kanabis me makine. Në pranga ranë Asllan Cani, 47 vjeç si dhe një 22 vjeçar.
 
Ndërkohë në kërkim është vënë edhe nje person tjetër, i cili mundi t’i shpëtojë uniformave blu. Arrestimi i tyre u bë në aksin rural Zall Dardhë – Muhurr.
 
Gjatë kontrollit në pjesën e bagazhit të automjetit tip “suzuki” u gjetën dhe sekuestruan 2 thasë me lëndë narkotike.
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re