Skip to content

Dibër/ Finalizohet operacioni “Mesnata”. Sekuestrohen një armë zjarri, municion luftarak dhe drogë; vihen në pranga 2 shtetas

Dibër/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesnata”.Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe drogë; vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të operacioneve policore me objektiv identifikimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri, si dhe mbajnë apo shesin lëndë narkotike duke cenuar sigurinë e qytetarëve, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Mesnata”.

Si rezultat, shërbimet e Policisë, në fshatin Sllovë, kanë ndaluar automjetin tip “Peugeot”, që drejtohej nga shtetasi E. Elsi Kuca (Dauti), 26 vjeç, banues në fshatin Blliçë, dhe pasagjerin, shtetasin Aleksandër Tota, 22 vjeç, banues në fshatin Fushë-Alie.

Gjatë kontrollit fizik, 26-vjeçarit iu gjet e fshehur në trup një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje.

Po në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në banesat e këtyre dy shtetasve, ku, në banesën e shtetasit Aleksandër Tota, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe 25 copë fishekë, të cilët i mbante pa leje.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

•Elsi Kuca (Dauti), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

•Aleksandër Tota., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.