Policia e Dibrës vuri në pranga 5 persona, të cilët akuzohen për një seri vjedhjesh në qytetin e Peshkopisë. Në 24 orët e fundit janë zbardhur 6 vjedhje, si dhe është goditur një rast i prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike.
 
Grabitjet kryheshin në zona të ndryshme në qytetin e Peshkopisë.
 
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, armë zjarri, automjete, motoçikleta, lëndë narkotike e bimë kanabisi të kultivuara.
 
 
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re