Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Dibrës, Rahim Spahiu ka akuzuar rivalin e tij të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ismail Uka, Çlirim Gjatën dhe Ilir Krosin që kanë hyrë në qendra votimi pa qenë persona të autorizuar.
Spahiu tha se për këtë i ka denoncuar në KZAZ 19, KQZ dhe Prokurorinë e Dibrës.
Ai bëri apel që qytetarët të lejohen të votojnë pa trysni.