Një 35 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Dibrës pasi ka falsifikuar vulat e pasaportave në doganën e Kapshticës.
Shtetasi i arrestuar është me inicialet S.D., banues në Dibër.
Sipas policisë, 35 vjeçari ishte shpallur në kërkim nga D.V.P. Korçë pasi në P.K.K.Kapshticë, në pasaportën e një shtetaseje janë konstatuar dy vula të stampuara të dyshuara të falsifikuara.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se vulat e lartpërmendur janë vendosur në pasaportë nga shtetasi S.D.