Gjykata e Matit ka lënë në burg 10 të arrestuarit që u kapën në kuadër të operacionit të anti-drogës “Kepi i Vozajve”, ndërkohë 3 prej tyre iu caktua masa ‘arrest shtëpie. Grupi kriminal dyshohet se merrej me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, ndërsa në rolin e organizatorit ka arrestuar Gëzim Koleci, i cili ka mbajtur dhe detyrën e kryetarit të fshatit Lam i Madh.

Operacion antidrogë në Mat, 14 të arrestuar, 1 në kërkim. Përgjoheshin prej 2 vitesh
Arrest me burg

Gëzim dhe Vilson Kolecin
Idajet dhe Lezan Kolecit
Mehmet Kolecit dhe Fatjon Dodës
Rasim Gjeçukës dhe Albert Kolecit
Gestian Kolecit dhe Agim Kolecit

Arrest shtepie
Gazmir Gjeçukës
Esat Kolecit
Asim Hespapas

Sipas policisë, organizator i kësaj veprimtarie kriminale është Gëzim Koleci, me detyrë kryetar i fshatit Lam i Madh, i cili organizonte punën për kultivimin e bimëve, dhe më pas gjetje e tregut që e siguronte nëpërmjet djemve të tij. Të gjithë pjesëtarët e arrestuar kanë lidhje fisnore me njëri-tjetrin.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko