Një debat për motive të dobëta për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një 23 vjeçari nga fshati Nezhaj në Dibër. I plagosur mbeti Erjon Çera 23-vjeç, pas një konflikti me vëllezërit Kaca. Policia bën me dije se ndaj tij është gjuajtur me armë zjarri, duke e plagosur rëndë. Nga hetimet dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të kullotës së bagëtive.
 
I riu është transportuar për në spitalin e traumës në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë blutë e Dibrës arritën të arrestojnë njërin nga tre vëllezërit, Rruzhdi Kacën 25 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerët. Grupi hetimor ishte në vendin e ngjarjes ku sekuestroi katër gëzhoja, si dhe armen tip automatik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re