Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, pasi u kap me lëndë narkotike në automjet. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se gjatë momentin të ndalimit, 35-vjeçari ka refuzuar t’iu bindet uniformave blu dhe në tentativë për t’u larguar ka aksidentuar një automjet të parkuar.

 

“Drejtuesi i automjetit  shtetasi D.C., 35 vjeç,  nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar dhe gjatë largimit  përplasi  një automjet të parkuar, por është kapur pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë.

 

 Gjatë kontrollit fizik  policia i gjeti 35 vjeçarit (i dënuar më parë për disa vepra penale )  një sasi lënde narkotike canabis sativa.

 

Ndërsa gjatë kontrollit të automjetit u gjet një dozë lënde narkotike canabis sativa dhe një grirëse metalike që dyshohet se shërben për përpunimin e lëndës narkotike”, thuhet në njoftim.

 

35-vjeçari akuzohet për veprat penale “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë të rendit publik”, “Largim nga vendi i aksidentit”, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re