Nje krim i rende tronditi Dibrën. Një 32 vjeçar u ekzekutua me arme zjarrin rreth orës 1 e 30 minuta ne fshatin Maqellarë. Persona ende të paidentifikuar e qëlluan me armë zjarri, duke lenë të vdekur  Elsim Kosiqin.

 

Kosiqi po kthehej për ne shtëpinë e tij dhe vrasësit i kishin zëne prite. Duke përfituar nga errësira, autorët munden te largohen me shpejtësi ne këmbë.

 

Ishin familjarët të cilët dëgjuan të shtënat e armëve te zjarrit. Pasi dolën ne oborr e gjeten 32 vjeçarin të pajetë.

 

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj vrasje, ndërkohë uniformat blu sekuestruan gëzhojat ne vendngjarje dhe prova te tjera. Burimet e policisë thane se po verifikohet e shkuara Kosiqit për te hedhur me shume drite mbi ngjarjen.

 

Pas krimit policia e Dibrës ngriti postblloqe te shumta ne hyrje daljet e qytetit dhe po ushtrohen kontrolle ne zone.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re