Avenir Peka, ish anëtari i kryesisë së PD ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Të Vaksinuarit” në Fax News ku veçmas vendimit të dhënë nga gjykata Kushtetuese për presidentin, ka folur mbi bashkitë të cilat mund të fitohen nga “Shtëpia e Lirisë” në datën 6 mars.
Gjatë analizës së tij, Peka cilësoi si bashki të sigurt, Shkodrën ndërsa Dibrën dhe Lushnjën i konsideroi si të “pasigurta” ku beteja ishte “kokë me kokë”. Durësin e konsideroi si bashki e cila mund të fitohej ndërsa tha se në Vorë ishte shtuar vështirësia.
Peka: Këto zgjedhje, po të ishim në rrethana normale sdo kishin një rëndëi të madhe. E para se janë zgjedhje për 10% të bashkive dhe së dyti se mandati do jetë 1 vjeçar. Për shkak të situatës, së pari për shkak të situatës brenda PD dhe pasi ende nuk është mbushur një vit nga zgjedhjet e 25 prillit i japin rëndësi të veçantë. Fusha e lojës është kaotike. Unë besoj se rëndësia politike e këtyre zgjedhjeve qëndron në faktin e krizës së brendshme të PD për matjen e forcave mes dy kampeve. Në raport me pushtetin nuk është se ka ndonjë gjë të rëndësishme. Për shembull nëse marrim Shkodrën, nëse opozita në total ka ndryshime me 25 prillin tregon se diçka ka lëvizur.
Moderatori, Aulon Kalaja: Në këto 6 bashki a keni ide se ku mund të bëhet garë ku mund të ketë shanse konkrete?
Peka: Besoj që vetëm në rast të ndonjë surprize, besoj se Shkodra është e sigurtë për “Shtëpinë e Lirisë”. Besoj se Dibra dhe Lushnja janë kokë më kokë. Durrësi nuk është i pafitueshëm, por është i debatueshëm. Shkodra për mua është histori e mbyllur. Vora teorikisht duhet të ishte jo e vështirë por shoh se ka edhe elementë të krimit të organizuar të përfshirë që e bën edhe më të vështirë.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
