Reshje të dendura bore ka përfshirë qarkun e Dibrës mëngjesin e sotëm.

Moti i ftohtë ka ndryshuar mëngjesin e sotëm, duke sjellë reshje të dendura dëbore. Janë rikthyer reshjet intensive të borës, në qytetin e Peshkopisë dhe zonat malore.

Dëbora ka shtruar në rrugë, ndërsa në zonat e thella trashësia varion deri në 25 cm. Situata rrugore sa u përket rrugëve nacionale Peshkopi- Tiranë vijon pa probleme. Aksi Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës kalimi duhet të bëhet me zinxhirë.

Aksi Peshkopi-Draj Reç-Kukës me zinxhirë.

Aksi Ura e Çerenecit-Steblevë-Librazhd,segmenti nga Ostreni drejt Steblevës kalimi bëhet me zinxhirë.

Mësimi ka nisur normalisht dhe nga informacionet që ka Fax News, shkollat janë furnizuar me lëndë drusore për ngrohje.

Ende nuk raportohen probleme në furnizimin me energji elektrike.

Fundjava dhe ditët e para të javës së ardhshme pritet të sjellin temperatura disa gradë nën zero, ku nuk përjashtohet mundësia e akujve në rrugë, duke sjellë probleme në qarkullim.

Si pasojë e temperatuarave mjaft të ulëta që pritet të mbërthejnë vendin, Ministria e Arsimit njoftoi dje se në 3 ditët e para të javës së ardhshme shkollat do të jenë pushim.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re