Banorë të Dibrës të cilët vijojnë të kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it të Skavicës zhvilluan mëngjesin e kësaj të marte një protestë simbolike në rrugën e Arbrit në Bulqizë.

Ata protestuan për disa minuta në hyrje të tunelit të Qafës së Buallit duke kërkuar anulimin e projektit, i cili sipas tyre shpopullon Dibrën me përmbytjen e 32 fshatrave.

Projekti është paditur në Gjykatën Kushtetuese nga banorët. Banorët e Dibrës shprehen se nuk do të ndalen në luftën e tyre për të mos lejuar ndërtimin e kësaj vepre hidro-energjetike.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re