Një 18-vjeçar, Zabit Pali ka një javë që kërkohet nga banorët dhe familjarët pasi humbi në malin e Korabit, përkatësisht në përroin e thellë të Rekës së Epërme në pjesën e Maqedonisë së Veriut.

Pas kërkimeve intensive të familjarëve dhe banorëve të zonës nuk është bërë e mundur gjetja e tij.

Banorët dhe familjarët kërkojnë që strukturat shtetërore të vihen në lëvizje me palën maqedonase për organizimin e punës, gjetjen dhe sjelljen e tij pranë familjes.

Thuhet se vetëm një ditë kanë qenë dy policë deri në bjeshkë dhe ditë tjera nuk janë angazhuar për ta kërkuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re