Deputeti Andi Përmeti, i cili vuajti pasoja shumë të rënda të infektimit me Covid, ku kaloi dy muaj në terapi intesive ka reaguar mbi raportimin se Alfred Çako është infektuar nga koronavirusi.

Duke kujtuar deklaratat e Çakos, të bëra dhe në media se Covidi nuk ekziston, Përmeti fton të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin ndikimin nga persona që skanë formimin e duhur.

Postimi i plotë i Permetit:

Te shkuara Alfred Cako. Sapo lexova lajmin qe Alfred Cako eshte infektuar me Covid. Alfred Cakon nuk e njoh personalisht dhe eshte i pari person qe po e uroj publikisht per sherim sa me te shpejte nga Covid. Jo se miq dhe te njohur te mi nuk jane infektuar me pare, por sepse lajmi qe Alfred Cako eshte infektuar duhet shperndare sa me shume, sigurisht bashke me urimin per sherim te shpejte.

Cdo jave ne media (dhe ndonjehere me shume), Alfred Cako deklaronte se virusi nuk ekzistonte, deklaronte se ishte nje shpikje mediatike per te detyruar me frike popullsine te vaksinohej, i bente thirrje Ministrise se Shendetesise qe ti mundesonte hyrjen pa maske dhe pa veshje mbrojtese te spitali infektiv per ti vertetuar te gjitheve qe virusi nuk infekton. Sot eshte vet i infektuar.

Une nuk besoj qe shqiptaret jane popull aq naiv sa te besojne cdo brockull qe degjojne mediatikisht por edhe per ndonje, tek tuk, qe mbase ka thene: dicka di Fredi, e ftoj te shoh dhe te lexoj sot mediat: Fredi eshte infektuar.

Miq, virusi ekziston, eshte i frikshem dhe vret. Mos degjoni brockullat e cdo deliranti me akses mediatik. Mbroni veten dhe familjaret.

Te shkuara Alfred Cako dhe te presim ne TV sa me shpejt te na shpjegosh cudine se si u infektove nga dicka qe nuk ekziston.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re