Është e vështirë dhe ndoshta e pamundur të përcaktosh lumturinë. Ama të gjithë thonë se ajo varet nga gjëra të vogla. Ka diçka të cilën njerëzit e lumtur e bëjnë çdo ditë, dhe ajo nuk ka të bëjë absolutisht me mundësitë. Ka të bëjë me dëshirën për të qenë njeri i lumtur.

1.Falenderojnë veten

Të falenderosh veten për atë që je është çelësi i një jete të lumtur. Sill ndër mend si do të kishte qenë jeta jote pa përpjekjet e tua për veten dhe atëherë do të kuptosh se për sa shumë gjëra duhet t’i ndihesh mirënjohës vetes.

2.Meditojnë

Merr pak kohë për të mos bërë asgjë. Ose më mirë merr shumë kohë për të medituar. Sipas një studimi njerëzit që meditojnë janë njerëz më optimistë dhe sigurisht edhe më të lumtur.

3.Rrethohen nga njerëz pozitivë

Nuk është e rëndësishme nëse janë apo jo miqtë e tu më të mirë, e rëndësishme është të jesh i rrethuar nga njerëz pozitivë. Studimet vërtetojnë se energjia mes individëve është e transmetueshme. Mos lejo që të tjerët të përcjellin tek ti energji negative.

4.Fokusohen tek vetja

Nuk ka asgjë të keqe të jesh paksa egoist. Nëse nuk tregohesh i mirë me veten është e vështirë të jesh i lumtur edhe nëse tregohesh shumë i mirë me të tjerët./abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re