Vendi gjatë ditës së sotme pritet te ndikohet nga masa ajrore të qendrueshme të cilat do te sjellin orë me diell e vranësira të larta shtresore.

 

Era pritet te fryjë me drejtim juglindje –veriperëndim 1-5m/sek e në bregdet deri 8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

 

Temperaturat parashikohen: në zona malore 7 deri 20°C , në zona e ulëta 10 deri 25°C dhe në zona bregdetare 12 deri 24°C.

 

Në pjesën më të madhe të Rajonit të Ballkanit do të mbizotërojë qarkullimi i masave të paqendrueshme.

 

Kthjellimet hera herës do të pasohen nga vranësira të dendura. Këto do të shoqërohen me reshje shiu e shtrëngata të cilat lokalisht marrin karakter rrebeshesh me rrufe.

 

Përsa i përket kontinentit Europian në jug do të ketë një qendër të zgjeruar e cila do të sjellë reshje shiu e rrebeshe. Në Europën perëndimore do të ketë qarkullim masash ajrore të qendrueshme të cilat do të sjellin mot me diell e vranësira. E njëjta gje edhe në verilindje të saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re