Diten e sotme moti do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira, por që mundësitë për reshje janë të pakta.
Edhe gjatë fundjavës do të vijojë moti i kthjellët dhe rritja e temperaturave.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03ºC në 16ºC, në zonat e ulëta nga 09ºC në 23ºC dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 24ºC
Era do të fryejë në drejtim Jugor-Jugperëndimor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 2 ballë.
Në Kosovë moti do të i kthjellët. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 05ºC deri në 18ºC dhe në zonat e ulëta nga 10ºC në 21ºC.
