Skip to content

Diell dhe rritje temperaturash/ Parashikimi i motit për sot, 16 tetor 2022

Rrymat e paqendrueshme do ti lenë vendin gradualisht kthjellimeve.

Këtë të dielë përgjithësisht do të ketë mot me diell e gjatë mesditës vranësira kalimtare në male.

Përgjatë luginave prani të mjegullinës në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në brigjet detare.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen të pësojnë rënie në orët e mëngjesit dhe rritje në mesditë.