Skip to content

Diell dhe temperatura deri në 35 gradë, si do jetë moti sot

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Shqipëria

Territori shqiptar, vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites por pasditja sjell vranësira disi më të dukshme në territor. Sipas MeteoAlb, nuk priten reshje. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të përmirësojnë motin duke bërë që i gjithë vendi të jetë i kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës 12°C, Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Elbasanit 35°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgë 2 ballë.

Republika e Kosovës

Orët e paradites do të paraqiten në ndikimin e motit të  kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë Kosovën por pas-mesdite vranësirat do të pësojnë zhvillim duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu, më të theksuara në veri dhe verilindje të Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash karakterizojnë kushte e motit në  territorin e Maqedoninë e Veriut përgjatë gjithë 24-orëshit por vranësira disi më të dukshme do të ketë gjatë pasdites duke rrezikuar shira të përkohshëm dhe lokalë, kryesisht në zonat në kufi me Shqipërinë.

Rajoni dhe Evropa

Mbetet me vranësira dhe mini-stuhi ere dhe breshëri Evropa Veriore, Lindore  si edhe pjesërisht rajoni i Balltikut. Po ashtu, stuhitë tropikale do të përfshijnë Evropën Qendrore duke sjellë erëra të forta dhe shira intensivë ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Evropian do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë