Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell, pa rrezikuar reshje shiu.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 05°C në 16°C, në zonat e ulëta nga 11ºC në 22°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 25°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell, pa rrezikuar reshje shiu. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 09°C deri në 22°C dhe në zonat e ulëta nga 12°C në 23°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytete kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës:

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re