Dita e diel parashikohet të nisë fillimisht me diell e vranësira kalimtare.

Më pas në orët e nxehta të ditës, mesditë deri pasdite, shtim vranësirash deri në të dendura kryesisht relievet kodrinore – malore. Në një pjesë të madhe të territorit, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale. Por përreth zonave malore, reshjet në kohë afatshkurtër do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Këto rreshje hera-herës janë të rrëmbyeshme.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era hera-herës intensive dhe shpejtësi që arrinë deri në 12-15m/s.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re