Skip to content

Dielli ka ditë që ka dal, por zonat e thella në juglindje ende vë vështirësi për shkak të dëborës

Situata në juglindje përgjatë ditëve të fundit ka hasur vështirësi në zonat e thella.

Bashkia Maliq ka bërë të mundur ditën e sotme zhbllokimin e aksit Osojë- Gjinikas të njësisë administrative Moglicë.

Një nga zonat që ka pasur izolim prej 5 ditësh është ajo e njësisë administrative Dardhas në rrethin e Pogradecit. Ndërhyrja nga borëpastrueset dhe fadromat ka qënë e pamundur për shkak të terrenit të thyer dhe panisë së borës. Kanë qënë vetë banorët që me mjetet e tyre kanë bërë të mundur zhbllokimin e rrugës.

E ndërsa nga bashkitë e qarkut të Korçës merren masa për pastrimin e kriposjen e rrugëve, në rrugët dytësore të Korçës vihet re prezenca e borës dhe akullit, duke e bërë të vështirë qarkullimin e mjeteve si dhe duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve.

/faxweb