Per te gjithe ju qe nuk mund të mbani dietë për shkak të vullnetit të dobët, ju sugjeroj te provoni këtë dietë.

 

Kjo menu është e larmishme,  e mirebalancuar dhe mjaft e lehtë për ta respektuar, prandaj iu dedikohet personave me vullnet të dobët për dobësim. Dietën mund ta mbani per 2 jave

Dietë për persona me vullnet të dobët. Këshillë: merruni me aktivitet fizik ( 30′ ecje e shpejte minimalisht) të cilin do ta shtoni gradualisht dhe të konsumoni më tepër ujë.

Dita e parë

Mëngjesi: 1 copë bukë të thatë misri e lyer me gjizë, 1 vezë e zier, 2-3 kumbulla të thata;

Dreka: 1 copë buke integrale, 1 sallatë me domate dhe tranguj, 1 banane;

Darka: 100 gram mish viçi të pjekur, 1 sallatë e “madhe” nga lakra dhe karrotat, 2 patate të ziera, 1 mollë

Dita e dytë

Mëngjesi: 1 gotë lëng portokalli, 1 gotë qumësht pa yndyrë, 1 banane dhe 1 copë bukë e thatë misri;

Dreka: 200 gram file pule (në zgarë), 2 domate, ½ e trangullit, 1 gotë kos me fruta.

Mund ta përgatisni vetë në shtëpi duke shtuar fruta të ndryshme dhe një gotë kos), 1 mollë;

Darka: 150 gram peshk i pjekur, 2 patate të ziera

Dita e tretë

Mëngjesi: 2 copa bukë e thatë misri, 150 gram file pule (e pjekur), 1 domate;

Dreka: 1 supë me perime, 1 copë bukë integrale, 1 sallatë nga lakra, karrotat dhe panxhari i kuq, 1 molle jeshile;

Darka: 150 gram mish viçi I pjekur, 1 sallatë nga panxhari i kuq, lakra dhe karrotat, 1 banane.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re