Gwyneth nisi dietën eliminuese pasi kishte disa probleme shëndetësore. Ajo ishte anemike, kishte mungesë të vitaminës D dhe prishje të ekuilibrit hormonal.

Dieta ditore e aktores përfshin edhe një përzierje të lëngut të limonit, mollës, lakrës jeshile, mentes dhe xhinxherit. Mëngjesi i Paltrow përfshin qumësht bajameje dhe boronicë, si dhe çaj jeshil.

Në drekë ajo konsumon pulë në skarë dhe perime kaluar në avull. Darka e aktores mund të përmbajë supë me lakër jeshile ose pulë gjysmë e skuqur me brokoli. Mes vakteve Gwyneth Paltrow konsumon bajame, rrush të thatë ose ujë kokosi.

Ajo ndonjëherë balancon stilin e shëndetshëm të jetesës edhe me  ushqimet e preferuar të saj si patate të skuqura, sallatë me lakër etj. 

 

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re