Një dietë e shëndetshme dhe ushtrimet fizike mund të reduktojnë sëmundjen e Alzheimer-it.

Ky është përfundimi i studimit më të fundit të kryer nga Universiteti i Kalifornisë, Los Angeles. Studimi tregon se individët që kishin probleme me kujtesën dhe që ndoqën një dietë mesdhetare, ato që ushtruan rregullisht aktivitet fizik dhe ato që kishin tregues truporë të shëndetshëm, ishin më pak të rrezikuar nga sëmundja e Alzheimer.

Dr. David Merrill, udhëheqësi i studimit, thotë se ky është i pari që tregon sesi dieta dhe ushtrimet fizike ndikojnë në ndërtimin e proteinave që shkaktojnë Alzheimer-in.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re