Dieta e ananasit është një dietë që shërben për të eleminuar oreksin dhe ndihmon në parandalimin dhe luftimin e celulitit. Ju vetëm duhet ta ndiqni atë për 4 ditë dhe mund të humbni deri në 3 kg në javë.
Ky frut është shumë i pasur me ujë, kalium, një substancë që mund të eleminojë lëngjet e tepërta dhe hekur, i cili përdoret për të prodhuar qelizat e kuqe të gjakut, që transportojnë oksigjenin në të gjithë trupin. Përmbajnë gjithashtu një enzimë, që favorizon tretjen dhe lufton proceset inflamatore të organizmit, gjithashtu përshpejton metabolizmin.
Pijet energjike dhe ato alkoolike nuk duhen përdorur në mënyrë absolute. Ju duhet të konsumoni ananas të freskët dhe të pjekur dhe ta ruani atë në frigorifer të përmbysur në mënyrë që sheqernat të shkrihen gjatë gjithë frutit. Pasi të pritet është mirë që të konsumohet menjëherë që të mos “preket” vitamina C, e cila është thelbësore për formimin e kolagjenit që përmirëson elasticitetin e lëkurës.
Shembull i menusë për 4 ditë detoksifikimi
Më poshtë do të jepet organizimi i dietës detoks me bazë ananasin.
Dita e parë
Mëngjesi: 1 gotë me lëng ananasi pa sheqer, një frut tjetër sipas zgjedhjes suaj dhe një filxhan caj.
Në mesditë: Një lëng ananasi pa sheqer.
Dreka: Dy feta ananas të freskët, një fetë me pana, 50 gr rikota të lopës.
Pasdite: Një gotë ananas pa sheqer+ 1 mollë.
Darka: Dy feta ananas të freskët, 50 gr oriz i zier, të përzier me 1 lugë çaji vaj ulliri ekstra i virgjër, 1 çaj me balsam limoni, portokall i ëmbël me 1 lugë çaji mjaltë.
Dita e dytë
Mëngjesi: Një gotë ananas pa sheqer, një fetë me pana, dy lugë marmelatë dhe 125 gramë kos.
Mesditë: Një frut sipas zgjedhjes suaj.
Dreka: Një fetë ananas i freskët, 125 gr kos me përmbajtje të ulët yndyrore, 50 gr oriz i zier, 2 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër.
Pasdite: Një gotë ananas pa sheqer dhe një mollë.
Darka: Supë me perime , 40 gr elb, 2 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër, 2 feta ananas të freskët.
Shënim: Dita e tretë dhe e katërt janë përsëritje e ditës së parë dhe të dytë.
Efektet anësore
Si të gjithë regjimet dhe dietat duhet të jenë të adoptuara në mënyrë të përgjegjshme. Nuk është në mënyrë specifike vetëm për dietën e ananasit. Sidoqoftë, këshillohet të mos e merrni nëse jeni duke marrë ilaçe të tjera. Sidoqoftë, për gratë shtatzëna është e këshillueshme që të konsultohen me mjekun para së të fillojnë dietën sepse konsumimi i ananasit mund të krijojë komplikacione në mitër.
.
