Skip to content

Dieta më e mirë për 2023-n; për të humbur peshë në mënyrën më të shëndetshme

diete

Parimi i dietës është të hani ushqimin me të cilin do të humbni më shumë kalori se sa do të merrni.

Gjatë tri ditëve të para humbet më së shumti kilogramë, sepse ato tri ditë janë më të rreptat, ndërkaq gjatë gjithë regjimit dy javor duhet të merrni nga 1.000 deri në 1.200 kalori në ditë.

Kjo dietë është përgatitur nga Instituti Gjerman i Ushqimit.
Në këtë dietë është marrë parasysh parimi i moscënimit të marrjes së vlerave ushqyese në sasinë e duhur si dhe ulja në peshë në mënyrë të konsiderueshme-rekomandohet kryesisht për personat me obezitet të mesëm dhe të lartë.

iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6

Karakteristika e saj është se ndikon në përmirësimin e metabolizmit të trupit, duke mundësuar që pesha e humbur të mos rekuperohet me lehtësi (në rast të abuzimit me ushqime kalorike). Specifike e saj është gjithashtu edhe ndjekja në mënyrë rigoroze, pa shtuar apo hequr asgjë nga mënuja.

iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6

Dita e Parë

Mëngjesi: Vetëm kafe pa sheqer ose qumësht.

Dreka: Dy vezë të ziera dhe një racion spinaq i zier pa kripë.

Darka: 200 gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile dhe fruta të çafrëdoshme.

iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6

Dita e Dytë

Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur.

Dreka: 150gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile ose sallata mikse me perime dhe fruta të ndryshme.

Darka: 100 gr fileto pule (mish i bardhë pule).

iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6

Dita e Tretë

Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur.

Dreka: Dy vezë të ziera të shoqëruara nga një sallatë me domate.

Darka: 100 gr fileto pule dhe sallatë mikse me perime (ose vetëm sallatë jeshile).

iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6

Dita e Katërt

Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur.

Dreka: Një vezë e zier e shoqëruar me djath të bardhë dhe karota.

Darka: Kos dhe fruta të stinës.

iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6

Dita e Pestë

Mëngjesi: Një sallatë me karrota dhe limon si dhe kafe pa sheqer ose qumësht.

Dreka: 250 gr peshk i gatuar në avull e shoqëruar me domate.

Darka: 150gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile ose sallata mikse me perime.

iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6

Dita e Gjashtë

Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur.

Dreka: Gjysëm pule e pjekur në zgarë.

Darka: Dy vezë të ziera të shoqëruara me karrota.

iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6

Dita e Shtatë

Mëngjesi: Çaj me limon pa sheqer ose qumësht.

Dreka: 150gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile ose sallata mikse me perime dhe  fruta të ndryshme.

Darka: Zgjidhni sipas dëshirës një menu të darkës të gjashtë ditëve më parë.

Dieta e shtatë ditëve përsëritet edhe për shtatë ditët e tjera të mbetura. Pasi dieta është ndjekur në mënyrë rigoroze, rekomandohet që në mbarim të saj të konsumohen ushqime pa kufizime në llojshmëri, por të pasura kryesisht me perime dhe fruta të stinës./Shkolla e Shëndetit

/shkollaeshendetit.com