Kjo dietë u dedikohet personave, që vuajnë nga mbipesha, por edhe atyre personave që kanë tretjen apo lëkurën e papastër, sepse zvogëlon absorbimin e yndyrave në mënyrë natyrale, duke e bërë lëkurën më të bukur. Dieta është shumë strikte, kështu që para se ta filloni aplikimin e saj, këshilloni mjekun, transmeton Kosova Post.
Është me rëndësi se nëse përcaktoheni për këtë dietë, vetes t’ia caktoni qëllimet e qarta. Kjo ditë ofron mundësinë që çdo ditë të humbni një kilogram. Ushqimit mos i hidhni shumë kripë, sepse kripa ujin e lidh për trup. Në vend të kripës përdorni erëza bimore.
Këshilla: 
E HËNË: Kafjalli: 1 portokall, 2 rriska bukë të thekur, kafe ose çaj pa sheqer Dreka: 1 portokall, 1 vezë të zier, 1 kos ose jogurt Darka: 2 portokaj ose 2 dcl pire nga domatet, 2 vezë të zier, 1/2 kg sallatë të gjelbër ose tranguj, 2 rriska bukë ët thekur.
E MARTË: Kafjalli: 1 portokall, 2 rriska bukë të thekur, kafe ose çaj pa sheqer Dreka: 1 portokall, 1 vezë, 1 kos, 2 rriska bukë të thekur Darka: 125 gr mish gjedhi të bluar, 1 domate (ose 1 dcl pire domatesh), 1 rriskë bukë të thekur, 1 kafe ose çaj.
E MËRKURË Kafjalli: 1 portokall, 2 rriska bukë të thekur, kafe ose çaj pa sheqer Dreka: 1 portokall, 1 vezë të zier, 1 kos, 1 kokë sallatë. Darka: 125 gr mish të bluar, 1 portokall, 1 rriskë bukë të thekur, 1 kafe ose çaj.
E ENJTE: Kafjalli: 1 portokall, 2 rriska bukë të thekur, kafe ose çaj pa sheqer Dreka: 125 gr djathë të freskët të lopës me pak yndyrë, 1 domate, 1 rriskë bukë të thekur Darka: 125 gr mish të bluar, 2 domate ose 2 dcl pire domatesh, 1 mollë, 1 rriskë bukë të thekur.
E PREMTE: Kafjalli: 1 portokall, 2 rriska bukë të thekur, kafe ose çaj pa sheqer Dreka: 200 gr mish të zier ose peshk, 1 domate, 1 rriskë bukë të thekur Darka: 500 gr perime të ziera (karota, bizele, patate), 1 vezë, 1 domate./Kosova Post/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re