Skip to content

Dieta ushqimore që ndihmon në parandalimin e kancerit

Nga Blerina Bombaj, dietologe
Pavarësisht se nuk ekziston nje dietë kundër kancerit, ekzistojnë një sërë ndryshimesh në stilin e jetesës që mund të ndihmojnë në parandalimin e tij:
  • Hani një dietë të pasur në drithëra të plotë, perime, fruta dhe fasule. Kur jeni duke përgatitur një vakt, mbushni 2/3 e pjatës suaj me drithëra të plotë, perime, fruta e fasule.
  • Limitoni ngrënien e ushqimeve të përpunuara. Ka prova të forta se ngrënia e ushqimeve të përpunuara mund të shkaktoj shtim në peshë, mbipeshë e obezitet, të cilat mund të shkaktojnë 12 lloje të kancerit.
  • Kufizoni ngrënien e mishit të kuq e atij të përpunuar. Konsumoni jo më shumë se 500gr. mish të kuq gjatë javës (si mishi i viçit, i gicit etj.), si dhe pak ose aspak mish të përpunuar (si sallami, proshutat etj.).
  • Kufizoni pijet me sheqerna të shtuar. Ka prova të painjorueshme se pijet me sheqerna të shtuar shkaktojnë shtim në peshë. Mundohuni të konsumoni ujë dhe lëngje pa sheqerna të shtuar.
  • Limitoni alkoolin. Nëse zgjidhni të pini, kufizojeni në jo më shumë se një gotë në ditë për grate dhe dy gota në ditë për burrat. Mos e teproni me alkoolin.
  • Qëndroni fizikisht aktiv. Aktiviteti fizik mund të parandaloj disa lloje të kancerit, si dhe ndihmon në mirë-menaxhimin e peshës. Synoni 150 minuta aktivitet fizik të moderuar në javë. Gjithsesi, çfarëdolloj përmirësimi në nivelin aktual të aktiviteti tuaj fizik ju vjen në ndihmë.
  • Mos përdorni suplemente për parandalimin e kancerit. Merrini lëndët ushqyese nga dieta. Asnje shtesë ushqimore nuk ka treguar shkencërisht se mund të ul rrezikun ndaj kancerit.