Mali Kameron në SHBA është përfshirë nga flakë të frikshme zjarri.

Raportohet se deri më tani të jenë djegur rreth 200 mijë hektarë tokë, duke u bërë kështu zjarri më i madh që ka përfshirë Koloradon ndonjëherë.

Banorët janë urdhëruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre, ndërkohë që zjarrfikësit po punojnë me shuarjen e flakëve.

Rekordi i mëparshëm për zjarrin më të madh në Kolorado ishte vendosur në fillim të këtij viti kur u dogjën 139 mijë hektarë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re