Skip to content

Digjen 247 mijë hektarë tokë në Rusi, tymi paralizon aeroportin dhe trafikun ajror

Një aeroport në qytetin siberian të Yakutsk ndaloi përkohësisht operimin të dielën pasi bashkia, së bashku me 50 qyteza dhe rrethina të tjera u mbuluan nga tymi për shkak të zjarreve në rajon.

Rusia është përfshirë nga zjarret masive, për shkak të temperaturave të pazakonta të larta dhe neglizhencës në respektimin e rregullave të sigurisë. Deri më tani, rajoni më i prekur është Sakha Yakutia, që ndodhet në verilindje të Siberisë.

Zyrtarët lokalë të emergjencës thanë se 187 zjarre u përhapën në këtë rajon të dielën dhe përgjatë 24 orëve të fundit përllogariten se në flakë janë rreth 247 mijë hektarë.

Sipas asaj që shkruan The Independent, tymi i flakëve mbuloi 51 qytezat, fshatrat dhe qytetet në rajon, përfshirë kryeqytetit Yakutsk, duke i detyruar autoritetet që të pezullonin të gjitha fluturimet hyrëse e dalëse në qytet.

/faxweb