Katër makina janë përfshirë nga flakët në lagjen “Apolonia” në qytetin e Fierit. Policia njofton se zjarri ka rënë në një makinë tip “Benz”, e cila dyshohet se ka marrë flakë për shkaqe elektrike.

Për pasojë ka marrë flakë edhe një automjet tip “Nissan”, një “Volkswagen” si edhe është djegur pjesërisht një tjetër “Volkswagen”, të cilat ishin parkuar afër “Benz-it”.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re