Skip to content

Digjen 5 makina njëherësh tek “Uji Ftohtë” në Vlorë/ Video

Pesë makina janë djegur gjatë natës në zonën e “Ujit të Ftohtë”, në Vlorë.

 

Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:00 të mëngjesit të kësaj të marte ndërsa dyshohet se është i qëllimshëm.

 

Makinat në momentin që janë përfshirë nga flakët kanë qenë të parkuara.

 

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.