Një zjarr i fuqishëm përfshiu në orët e para të mëngjesit të sotëm barakat e komunitetit rom në një lagje periferike në Shkodër.

Soba me të cilën ngroheshin dyshohet të ketë shkaktuar zjarrin, që nisi fillimisht në njërën nga barakat dhe më pas u përhap edhe te dy të tjera.

Fatmirësisht banorët që gjendeshin në baraka dolën jashtë pa marrë dëmtime.

Efektivët e shërbimit zjarrfikës punuan më shumë se 2 orë, duke bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re