Katër  automjete janë përfshirë nga flakët si pasojë e një zjarri në lagjen “Apolonia” në Fier. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që tre prej makinave janë shkrumbuar plotësisht.

 

Mjetet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku përveç automjeteve të parkuara, janë rrezikuar edhe banesat pranë.

 

Paraprakisht dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, por këqyrja e kamerave në zonë pritet të hedhë më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re